Politike

Drogë në makinën e Bashkisë e Roskovecit, Policia hesht, por Berisha del në ‘skenë’, tregon edhe origjinën: Ishin 85

22 Gusht 2020, 15:17 Nga DOSJA
Drogë në makinën e Bashkisë e Roskovecit, Policia hesht, por

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari lidhur me rastin e drogës në makinën e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufit. Në statusin e tij, Berisha shkruan se shoferi, i cili ishte njëkohësisht nipi i saj, Arbër Bufi është kapur me jo më pak se 85 kilogram kanabis, ndërkohë që ia ka hedhur me vetëm një procedim penal. Madje qytetari tek Berisha tregon edhe “burimin” nga vinte lënda narkotike…nga Skrapari.

POSTIMI I PLOTË:

Ndrikull droga e Roskovecit ne krye te trafikut te hashashit se mbjellur ne Skrapar! Narkopolicia fsheh krimin! Ajo fsheh arrestimin ne flagrance te shoferit te saj me ngarkese 85 kg kanabis dhe liron me urdher nga larte shoferin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb Doktor Pershendetje! Majlinda Bufi spo kontrollon gjithe trafikun e Droges ne zonen Fier dhe Berat. Ajo me makinen e saj transporton droge hashash nga Skrapri drejt bregdetit te Semanit dhe me pas niset me skaf drejt Italise. Majlinda Bufi po kthehet koka e trafikut te droges se bashku me shoferin e saj qe e ka nip te burrit. Nipi Arben Bufit. Policia e Fierit ka arretuar ne flagrance shoferin e majlinda Bufit, Artur Bufin mbasi po transoprtonte 85 kg kanabise me makine , kete ngjarje e di i gjithe Roskoveci por policia e mban te fshehur. Shoferi i Majlinda Bufit ka deklaruar sot se eshte perdorues dhe eshte liruar sot me urdher nga lart por nderkohe e verteta eshte ndryshe. Te lutem anonim Z. Berisha!

Lajmi kryesor: Drogë në makinën e bashkisë/ Procedohet penalisht nipi shofer i Majlinda Bufit, kryebashkiakja: Janë trillime! PD kërkon shkarkimin e saj, heshtje nga PS-ja

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike droge ne makinen e bashkise roskovec sali berisha droge ne makinen e bashkise roskovec sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 22 Gusht 2020, 12:32

LAÇ- Nis ndërtimi i 524 apartamenteve në Laç, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. I pranishëm në këtë kantier ndërtim...