Politike

‘Mos e mbani mendjen tek virusi vrasës!’/ Pasi fitoi betejën me COVID-in deputeti nis pushimet, jep “formulën” se si

22 Gusht 2020, 14:35 Nga DOSJA
‘Mos e mbani mendjen tek virusi vrasës!’/ Pasi fitoi

TIRANË– Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi ishte i pari personazh nga politika që u prek nga pandemia e koronavirusit. Për shkak të problemeve që pandemia i shkaktoi në mushkri, deputeti qëndroi në spitalin Infektiv për disa javë, por tanimë duket se është rikuperuar nga sëmundja.

Duke qënë se temperaturat janë ende të favorshme për disa ditë buzë detit, Alimadhi ka nisur pushimet duke postuar edhe pamje në rrjetet e tij sociale. Në një prej tyre ai shfaqet duke notuar në det, duke dhënë edhe këshilla sesi të mbahet larg pandemia e COVID-19.

“Kështu largohet COVID-19, kurrë mos e mbani mendjen tek virusi vrasës, not dhe sa më shumë lëvizje ku mushkritë mbushen mirë me oksigjen”, shkruan Alimadhi krahas fotos.

Pas tij në Kuvend u infektuan edhe disa deputetë të tjerë, si: Elio Hysko, Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Edmond Leka. Ky i fundit ndodhet ende në gjendje të rëndë tek spitali Infektiv.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi koronavirusi ne shqiperi adriatik alimadhi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 22 Gusht 2020, 12:32

LAÇ- Nis ndërtimi i 524 apartamenteve në Laç, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. I pranishëm në këtë kantier ndërtim...