Drogë në makinën e Bashkisë së Roskovecit, PD kërkon shkarkimin e Majlinda Bufit: Policia fshehu ngjarjen, po kryeministri
TIRANË– Partia Demokratike, me anë të një deklarate zyrtare nga ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, ka reaguar lidhur me drogën e gjetur në makinën e kryebashkiakes së Roskovecit. Në reagimin e tij, Alibeaj shkruan se kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje kryebashkiaken Majlinda Bufi, ndërsa Policia nuk e ka bërë publik rastin.
Më tej, ish-deputeti shkruan se Policia nuk ka nisur asnjë hetim dhe as nuk ka marrë në pyetje nipin e kryebashkiakes, i cili njëkohësisht ishte punësuar si shoferi i saj, Arbër Bufi. Në fund të reagimit të tij, ish-deputeti kërkon nga kreu i qeverisë shkarkimin e Bufit, gjë që sipas tij Rama nuk e ka bërë për asnjë nga kryebashkiakët e denoncuar nga PD si persona me të shkuar kriminale.
REAGIMI I PLOTË:
Rama mbron kryetaren ilegjitime të bashkisë Roskovec, policia nuk bën publik rastin. Nën drejtimin e Edi Ramës, drogën mund ta bësh me makinën e Ministrit të Brendshëm, por mund ta bësh edhe me makinën e kryetarit të Bashkisë. Mjafton të kesh garancitë e Edi Ramës se nuk do të shkarkohesh dhe droga derdhet lumë me makinat e shtetit.
Çfarë po bën Majlinda Bufi?
Kryebashkiakja ilegjitime e Bashkisë së Roskovecit akoma nuk e ka dënuar aktin e trafikut të drogës me makinën e saj nga nipi i saj. Kryebashkiakja ilegjitime e Edi Ramës nuk mohon dot atë që ka dalë në pazarin e Roskovecit me kohë. Ajo përdoret dhe u shërben disa trafikantëve të drogës, njësoj si shefi i saj në Tiranë dhe si shumë homologë në bashki të tjera të vendit.
Çfarë bën policia në këtë rast?
A e ka marrë në pyetje kryebashkiaken për trafikun e drogës nga nipi i saj me makinën e saj? Ajo që dimë deri tani, është se policia as që e ka bërë publik faktin, siç nxiton për raste të tjera, kur pushteti i Edi Ramës nuk implikohet drejtpërsëdrejti.
Çfarë bën kryeministri? A e shkarkoi ai kryebashkiaken e Roskovecit?
Pyetja është më shumë retorike. Edi Rama nuk ka shkarkuar asnjë kryebashkiak që është verifikuar me të shkuar kriminale. Ai thjesht ka heshtur që koha të mbulojë llumin me të cilin drejton vendin.
Droga, sasia dhe lloji i të cilës ende nuk dihen, u gjetën në makinën e Bashkisë së Roskovecit, e cila drejtohet nga Arbër Bufi, nipi i kryetares së bashkisë Majlinda Bufi. I riu, 35 vjeç është marrë nën hetim, ndërkohë që nga ana e socialistëve nuk ka asnjë reagim lidhur me rastin. Edhe Policia, pavarësisht se lajmi është publikuar prej kohësh nga mediat, nuk ka dalë me asnjë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Ishte i papërsëritshëm”/ Rama homazhe për Teodor Kekon, kujton takimin e fundit me të: Pse më je mërzitur të keqen
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot poetin dhe gazetarin Teodor Keko, për të cilin shprehet se është një figurë e papërsëritshme. Ky reagim i Ramë...
Plani i PD-së/ Basha: Rama ka dështuar, do ta heqim progresiven, zgjidhja është taksa e sheshtë
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka dështuar me takën progresive, pasi sipas tij ajo ka prodhuar vetë...
‘U emërua me urdhër të Braçes’/ Berisha publikon denoncimin, kush është drejtori i Doganës në Berat, qytetar
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari për emërimin e drejtorit të Doganës së Beratit, Ylli Atellari. Në denonc...
Mbeturinat digjen në mes të Peshkopisë, vendin e mbulon tymi, PD: Mafia shtet po u merr frymën banorëve, kryetari vijon pus
PESHKOPI– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka publikuar një vide, ku denoncon djegien e mbeturinave në Peshkopi. Përmes një statusi në Facebo...
Kriza në Bjellorusi, ‘nxjerr kokën’ edhe Cakaj, telefonon ministrin e Jashtëm kanadez: Edhe ata mbështesin Ramën, Shqip
TIRANË– Gent Cakaj, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, është futur gjithashtu në ‘lojë’ për të zgjidhur krizën në Bjellorusi. Sipas njofti...
“Nëse nuk paguan në Urgjencë, s’të çojnë në repart”/ Rama replikon me komentuesen: Fol me emra. Qytetarja: Kur të
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një nga ndjekëset e tij në rrjetin social “Facebook”. Krahas një videoje të shpërndarë në profilin e kryemini...
“Makthi” i Ramës ‘shfaqet’ në Bjellorusi, gazetari i BILD: S’është shaka, tentoi dje të negocionte me Llukashenko
BJELLORUSI- Përqëndrimi maksimal i kryeministrit Edi Rama se do të jetë në krye të negocimit me presidentin bjellorus, Aleksandër Llukashenko dhe opozitën e ven...
Përfundon filtrimi i kandidatëve për deputet në PD! Më 25 gusht bëhet seleksionimi i parë, vetëm 1000 emra kalojnë ‘k
TIRANË– Pushimet e verës duket se kanë përfunduar në selinë blu. Pak ditë para shtatorit, më 25 gusht do të përfundojë puna për anëtarët e Komisionit të Vl...
Infektohet me COVID-19 deputeti i PS në Vlorë, Edmond Leka, prej ditësh i shtruar tek Infektivi në trajtim me Oksigjen
TIRANË- Infektohet me koronavirus deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Edmond Leka. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Leka ndodhet prej disa ditësh n...