Politike

Këshilli Kombëtari i Integrimit/ Ironizon Vasili: Për çfarë negociatash flasin se na gajasën

10 Prill 2019, 16:23 Nga DOSJA
Këshilli Kombëtari i Integrimit/ Ironizon Vasili: Për

TIRANË- Pas mbledhjes së Këshillit të Integrimit sot në Tiranë, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan me ironi se Këshilli i Integrimit është bërë si klub vajtocash, sokaku i të marrëve, serë OMGJ-sh politike, etj. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, hapja e negociatave është thjesht një gënjeshtër e madhe.

Postimi i plotë: 

Keshilli i integrimit si klub vajtocash!

Keshilli i integrimit si sokaku i te marreve!

Keshilli i integrimit si nje i marrë,qe flet me veten!

Keshilli i integrimit si serë OMGJ-sh politike!

Keshilli i integrimit si Mërgata e Qyqeve!

Per cfare negociatash po na flasin sot se na gajasën??

Po keta me qeveri e me Flekenshtejn and co. hapen shampanjen,u perqafuan dhe u shtrenguan fort…edhe na uruan me te madhe që vjet, ne qershor te 2018,se negociatat ishin HAPUR !?

Bo bo ç’genjeshtarë, apo LIARS sic i thone anglisht!!

Ditën e sotme është mbledhur Këshilli kombëtar i Integrimit. Fillimisht fjalën e mori raportuesi për Shqipërinë nga PE, Knut Fleckenstein, i cili theksoi se qeveria është funksionale dhe se dyert e parlamentit Europian janë të hapura për qeverinë dhe Partinë Demokratike.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike keshilli kombetar i integrimit petrit vasili keshilli kombetar i integrimit petrit vasili

Sondazh

Poll