Politike

Ngërçi politik/ Ish deputetja e LSI-së: Shteti i marrë peng nga individë që kryejnë reforma fasadë

10 Prill 2019, 18:34 Nga DOSJA
Ngërçi politik/ Ish deputetja e LSI-së: Shteti i marrë

TIRANË- Ish deputeja e LSI-së, Klajda Gjosha ka komentuar situatën politike në vend, krijuar pas djegies së mandateve të opozitës.

E ftuar në emisionin “Byro politike”, në studion e ABC news, Gjosha tha se djegia e mandateve  është vendim ekstrem që është marrë për shkak të situatës, gjithashtu ekstreme, ku ndodhet vendi.

“Në një vend demokratik normal ky akt nuk duhej të ndërmerrej, nuk do shkohet asnjëherë në këtë ekstrem, por Shqipëria ndodhet në situatë ekstreme. Uroj që qytetarët ta shohin në anën pozitive. Nëse për Shqipërinë do sillte diçka pozitive, ndryshim sistemi, forcim i demokracisë ndryshim mentaliteti i politikës shqiptare. Njerëzit e kanë të vështirë të besojnë te politka shpesh kanë parë rrotacione dhe ia kane dalë të kenë jetëgjatësi në politikë. Kjo duhet të marrë fund. Nuk kemi të bëjmë thjesht me emrat e kryetarëve të partive, por me një masë që besojnë se është momenti i duhur që Shqiëpria të ndryshojë. Ne jemi vendi që do të çelë negociatat në të ardhmen”, tha ish deputetja e LSI-së, Gjosha.

Sipas Gjoshës Shqipëria është marrë peng nga disa individë që kryejnë reforma fasadë dhe asgjë në dobi të qytetarëve.

Ka disa individë që e kanë marrë peng shtetin, me një shtet të kapur, me reforma fasadë për propagandë politike, por nuk shohim asnjë veprim konkret e asnjë të mirë në favor të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Gjosha. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve klajda gjosha djegia e mandateve klajda gjosha

Sondazh

Poll