Politike

Grabitja në Rinas/ Mediu i përgjigjet Ramës: Siguria s’jepet me koncesion, garantohet nga shteti

10 Prill 2019, 18:09 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Mediu i përgjigjet Ramës: Siguria

TIRANË– Ish ministri i mbrojtjes dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reguar lidhur me grabitjen e djeshme në aerportin e Rinasit, (Lexo këtu) ku u vodhën 10 milionë euro në një kohë fare të shkurtër.

Duke iu referuar deklaratës së Ramës, i cili fajësoi edhe koncensionarin e TIA-s, Mediu shprehet se sigurinë nuk e garanton konçensionari, por atë e garanton shteti.

Postimi i plotë i Fatmir Mediut:

Sigurinë nuk e garanton konçensionari, siguria nuk jepet me konçension. Atë e garanton Shteti. Para disa kohësh, në Parlament kam ngritur shqetësimin se sektorë të ekonomisë, të lidhur me Sigurinë Kombëtare, po shiteshin nga kompani të vendeve partnere drejt vendeve që në pikpamje të sigurisë janë në kundërshtim me NATO-n, ku Ne jemi anëtarë, duke përmendur specifikisht largimin e Gjermanëve nga aeroporti dhe dhënia e tij kompanisë Kineze, nafta apo telekomunikacioni. Rama u përgjigj se; “ky është një pretendim absurd sepse ne jetojmë në një ekonomi të hapur, ku gjithësecili mund të blejë dhe të shesë”. Në Konferencën e Sigurisë në Munich dhe në mënyrë të vazhdueshme nga NATO dhe BE, është ngritur shqetësimi për influencën Ruse dhe Kineze në ekonomi, për më tepër në sektorë strategjikë. Shumë vende, në mënyrë specifike SHBA, kanë ligj të veçantë të kontrollit të blerjes nga kompanitë e huaja në sektorët strategjikë, nëse ato bien ndesh me sigurinë, atëherë nuk pranohen të kryhen edhe nëse provohen më mbrapa se cënojnë sigurinë, atëherë detyrohen që t? shesin aksionet e tyre. Ky qëndrim i Ramës ishte i papërgjegjshëm atëherë, dhe bëhet sot akoma më i papërgjegjshëm, kur ankohet për zbatimin e rregullave nga koncensionari kinez. Presidenti Meta duhet të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Kujtojmë se grabitja spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fatmir mediu grabitja ne rinas edi rama fatmir mediu grabitja ne rinas

Sondazh

Poll