Aktualitet

22 Gusht 2020, 10:32 Nga DOSJA

BERAT- Pandemia e koronavirusit nuk i ka penguar qindra besimtarë bektashinj të bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Me familjet e tyre, ata kanë kryer ritet e zakonshme të festës së Abaz Aliut, ku përfshihet bërja kurban e një qingji, ngjitja e Malit të Tomorrit me këmbë, në lartësinë 2417 metra mbi nivelin e detit, e më pas falja pranë varrit të Abaz Aliut.

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit zgjat 5 ditë, por kulmi është në datat 22-23 gusht. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Dhe sërish ka patur probleme me ambientin që është zgjedhur nga besimtarët për të bërë kurban.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, mungon higjiena, distanca fizike, maskat e dorezat. Në festimet e ditës së sotme, mori pjesë edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi e shfrytëzoi daljen e saj për mediat për të uruar shqiptarët për festën e Abaz Aliut, e po ashtu për të thënë se nuk beson tek pandemia e COVID-19. Edhe presidenti Ilir Meta uroi besimtarët bektashinj, e po ashtu nuk mungoi edhe urimi i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pelegrinazhi ne malin e tomorrit pelegrinazhi ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll