Aktualitet

Me vajzat tek teqeja e Abaz Aliut, Monika Kryemadhi uron shqiptarët: Unë se njoh COVID, besoni në Zot dhe do të jetoni të l

22 Gusht 2020, 10:02 Nga DOSJA
Me vajzat tek teqeja e Abaz Aliut, Monika Kryemadhi uron shqiptarët:

BERAT- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në pelegrinazhin që zhvillohet në Malin e Tomorrit. E shoqëruar nga të dy vajzat, Bora dhe Era, Kryemadhi ka kryer ritin e faljes tek varret e dervishëve të teqes së Abaz Aliut dhe ka dhënë edhe një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët. Kryemadhi duket e vendosur për të mos besuar në pandeminë e COVID-19, teksa doli pa maskë tha se nuk e njeh virusin.

“Dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve bektashinjë dhe të gjithë popullin shqiptar që gjithë ajo mbarësi që Abaz Aliu të rikthehet dhe njëherë për t’ju sjellë shqiptarëve më shumë begati, më shumë punësim, një jetë më të qetë, dhe garanci për fëmijët. Për të ruajtur familjen që është e shenjtë. Zoti i ndihmoftë shqiptarët. Unë nuk e njoh COVID. Kush beson në Zot, do të jetojë i lumtur pa COVID.”,-tha Kryemadhi për mediat në dalje të teqes, duke forcuar deklaratën e bërë disa muaj më parë, që shqiptarët janë imunë nga virusi.

Edhe presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i Kryemadhit uroi më herët besimtarët për festën e Abaz Aliut.

Këtë vit, megjithëse më të paktë në numër, besimtarët bektashianë kanë nisur pelegrinazhin në Malin e Tomorrit. Riti zgjat për 5 ditë. Qindra besimtarë bektashinj nga Shqipëria dhe diaspora, bëhen pjesë e pelegrinazhit çdo vit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet monika kryemadhi pelegrinazhi ne malin e tomorrit monika kryemadhi pelegrinazhi ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll