Aktualitet

FOTOT/ Meta në Malin e Tomorrit: Gëzuar festën e Abaz Aliut, me besim që vitin e ardhshëm do të festojmë pa kufizime

22 Gusht 2020, 09:25 Nga DOSJA
FOTOT/ Meta në Malin e Tomorrit: Gëzuar festën e Abaz Aliut, me

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka uruar besimtarët bektashianë për festën e Abaz Aliut që zhvillohet çdo vit në muajin gusht. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit pozon nga Mali i Tomorrit vetëm, ndërsa bashkëngjitur ka publikuar edhe një foto të vjetër, nga viti i shkuar ku besimtarët festojnë pa masa kufizuese.

POSTIMI I PLOTË: 

Edhe këtë vit, megjithëse më të paktë në numër, besimtarët bektashianë  kanë nisur pelegrinazhin në Malin e Tomorrit. Riti zgjat për 5 ditë. Mijëra besimtarë bektashinj nga Shqipëria dhe diaspora, bëhen pjesë e pelegrinazhit çdo vit.

Gjatë 5 ditëve kryhen ritet fetare në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut, ku besimtarët falen për shëndet, mirësi e paqe në familje. Besimtarët ngrenë çadrat pranë vendit të shenjtë dhe bëjnë kurban një qingj në shenjë mirësie. Përtej kurbanit, një tjetër rit është edhe ngjitja në malin e Tomorrit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festa e abaz aliut ilir meta nis peligrinazhi në tomorr pelegrinazhi ne malin e tomorrit festa e abaz aliut ilir meta nis peligrinazhi në tomorr pelegrinazhi ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll