Aktualitet

E rëndë në Greqi/ Pëson infarkt nga temperaturat e larta, vdes 53-vjeçari shqiptar, baba i 4 fëmijëve

22 Gusht 2020, 10:07 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi/ Pëson infarkt nga temperaturat e larta,

GREQI– Një 53-vjeçar shqiptar ka vdekur në Greqi për shkak të një infarkti si pasojë e temperaturav  shumë të larta. Mediat vendase kanë zbardhur detaje të reja vdekja tragjike e 53-vjeçarit, ku mëshet se shqiptari ishte baba i katër fëmijëve të mitur. Ndërkohë nuk është publikuar emri dhe të dhënat e 53-vjeçarit të ndjerë.

Ai është gjetur mëngjesin e së premtes pak orë pasi kishte shkuar të punonte tokën, në zonën Stilidha të Greqisë.

Pavarësisht se nuk kishte shenja shenja dhune, policia greke ka kërkuar t’i bëhet autopsia, për të vërtetuar vdekjen, e cila deri më tani dyshohet se ka ardhur nga vapa e madhe.

Ndërsa banorët e zonës kanë  dëshmuar se shqiptari ishte njeri i mirë, që punonte shumë për të mbajtur gruan dhe katër fëmijët e tij, që i kishte në Shqipëri.

Burimi: gkourou

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes 53-vjeçari shqiptar ne greqi vdes 53-vjeçari shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll