Aktualitet

Plagosje me thikë në një lokal të Divjakës/ 30-vjeçari tenton të vrasë të riun gjatë sherrit, pas ngjarjes fshihet në

22 Gusht 2020, 09:50 Nga DOSJA
Plagosje me thikë në një lokal të Divjakës/

DIVJAKË- Plagosje me thikë në Divjakë. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lokal në fshatin Spolatë, ku 30-vjeçari Elidion Tarko ka tentuar të vrasë me thikë 34-vjeçarin me inicial A. K. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë konflikti për motive të dobëta. Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur në një kanal, por nuk ka mundur t’u shpëtojë forcave të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Kapet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes i cili tentoi të vriste me thikë një shtetas. Sot rreth orës 10:20, në një lokal në fshatin Spolatë, Divjakë, shtetasi E. T., 30 vjeç, banues në Gradishtë, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Gradishtë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e policisë Divjakë të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin E.T., i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte fshehur në një kanal.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet divjake elidion tarko plagosje me thikë në divjakë divjake elidion tarko plagosje me thikë në divjakë

Sondazh

Poll