Aktualitet

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, pamje nga ritet… besimtarët festojnë nën hije me muzikë popullore

22 Gusht 2020, 09:50 Nga DOSJA
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, pamje nga ritet… besimtarët

BERAT- Më të pakët në numër, por sërish kanë vendosur të marrin pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm në Malin e Tomorrit. Festa e Bektashinjve ka nisur që më 20 gusht dhe do të zgjasë deri më 25, ndërsa datat kulmore të pelegrinazhit janë më 22 dhe 23 gusht.  Siç shihet edhe në pamje, besimtarët janë “strehuar” në çadra dhe poshtë pemëve, ku konsumojnë ushqim dhe mishin që kanë bërë kurban për këtë rit. 

Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorit, i cili ndodhet 2417 metra mbi nivelin e detit.

(F.g/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pelegrinazhi ne malin e tomorrit pelegrinazhi ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll