Aktualitet

Përndiqte prej 8 muajsh 28-vjeçaren në Tiranë/ Arrestohet i riu, vajza tentoi të vetëvritej nga ankthi (EMRI)

22 Gusht 2020, 10:31 Nga DOSJA
Përndiqte prej 8 muajsh 28-vjeçaren në Tiranë/ Arrestohet

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 33-vjeçarin Kleant Vladi, pasi ka përndjekur për 8 muaj një 28-vjeçare. Sipas policisë 33-vjeçari e përndiqte dhe telefononte vazhdimisht vajzën e re dhe kjo e fundit ishte terrorizuar. Madje 28-vjeçarja tentoi edhe vetëvrasjen.

Njoftimi i Policisë:

Përndiqte prej 8 muajsh 28-vjeçaren, e cila për pasojë tentoi vetëvrasjen, vihet në pranga nga Policia 33-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja S.Sh., 28 vjeç, se shtetasi K.V., e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen, menjeherë organizuan punën për gjetjen, lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Pas një punë të mirëorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33-vjecari ne tirane kleant vladi arrestohet 33-vjecari ne tirane kleant vladi

Sondazh

Poll