Aktualitet

Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët: Kanë mbërritur dokumentet biometrike, ja kur mun

22 Gusht 2020, 08:55 Nga DOSJA
Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm

GREQI- Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar se kanë mbërritur  pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020. Ambasada sqaron për emigrantët se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00.

NJOFTIMI I AMBASADËS
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.
Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.
Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00 “Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]
1. EMËR MBIEMËR
2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
3. KODIN POSTAR
4. NUMRIN E CELULARIT
5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT
Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada shqiptare në athinë emigrantët në greqi ambasada shqiptare në athinë emigrantët në greqi

Sondazh

Poll