Aktualitet

“Më fal zemër, nuk të them dot lamtumirë”/ Djali i këngëtares nga Fieri përlot rrjetin: Më ke lënë një boshllëk

22 Gusht 2020, 07:54 Nga DOSJA
“Më fal zemër, nuk të them dot lamtumirë”/ Djali

FIER- Endri Pupi, djali i këngëtares Rainita Pupi ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për nënën e tij, që u nda nga jeta pasi humbi betejën me COVID-19. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se nuk  i thotë dot lamtumirë. Ai thekson se ajo luftoi për jetën me të gjithë forcat që kishte, por nuk ia doli.

“Asgje nuk mund ta mbush kete boshllek ne zemren time,shpresoja shume qe do te takoja perseri por nuk munda. Ti luftove deri ne fund me te gjitha forcat e tua sepse gjithmone ishe luftarake!Te dua shume Mami!!!Me fal zemer qe nuk te them dot Lamtumire!!”, shkruan djali i saj.

Rainita Pupi, ndërroi jetë një ditë më parë, pasi ishte e infektuar COVID-19. Pavarsisht përpjekjeve, 52-vjeçarja nuk mundi që t’i mbijetonte pandemisë.  Kohët e fundit familjarët e saj kërkuan ndihmë në media për mjekim më të specializuar për këngëtaren, e cila ishte pjesë e Ansamblit ”Myzeqeja”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endri pupi rainita pupi endri pupi rainita pupi

Sondazh

Poll