Aktualitet

Vijojnë zjarret në Peqin/ Shkrumbohen 6 ha tokë me ullinj, AKMC thirrje bashkisë dhe Policisë: Merrni masa, të ndëshkohen

22 Gusht 2020, 07:29 Nga DOSJA
Vijojnë zjarret në Peqin/ Shkrumbohen 6 ha tokë me ullinj, AKMC

PEQIN- Vijojnë të jenë ende aktive disa vatra zjarri në Peqin. Deri më tani nga zjarret janë shkrumbuar 6 hektarë me ullishte dhe masive me shkurre. Megjithë mobilizimin e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Peqinit dhe bashkive fqinje të Rrogozhinës, Belshit, Elbasant, Cërrikut e Gramshit, situata mbetet problematike, pasi në pjesën më të madhe terreni është i vështirë për t’u ndërhyrë.

Ndërkohë për këtë situatë ka reaguar edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila u ka dërguar nga një shkresë bashkive dhe Policisë për situatën e zjarreve në vend. AKMC iu kërkon bashkive dhe Policisë që të marrin masa të plota për parandalimin dhe minimizimin e dëmeve nga zjarret, si dhe të ndëshkojnë personat përgjegjës.

Zjarret në zonën e Peqinit kanë nisur që prej ditës së djeshme. Fillimisht flakët nisën në vendin quajtur “Kurora e Peqinit”, ku aty janë djegur 4 mijë rrënjë ullinj dhe zjarri u afrua pranë banesave. Menjëherë ndërhyri edhe OSHEE-ja, e cila ndërpreu energjinë elektrike për këtë zonë. Aktualisht zjarret janë një kërcënim edhe për banorët e fshatit Devan në Fushë-Krujë, ku aty janë djegur shkurre dhe pemë të ndryshme.

Po kështu, gjatë dy muajve të fundit nga jugu në veri të vendit janë krijuar dhjetëra vatra zjarri. Më problematike situata ka qenë në zonën midis Lezhës dhe Mirditës por dhe në Elbasan. Megjithatë deri më tani për vatrat e aktivizuara nuk ka asnjë ndihmë nga Emergjencat Civile. Edhe pak javë më parë, kur disa vatra ishin aktivizuar nga jugu në veri, u desh ndërhyrja e natyrës për fikjen e tyre. Shirat e rrëmbyeshëm ndihmuan për fikjen e flakëve, ndërkohë që zyrtarë të qeverisë, mes tyre zv.kryeministri Erion Braçe deklaroi se vatrat ishin të qëllimshme dhe se fajtorët do të vendoseshin para drejtësisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake zjarr ne peqin shqiperia ne flake zjarr ne peqin

Sondazh

Poll