Aktualitet

“Na është prerë një krah i fortë dhe energjik”/ Mesazhi prekës i shkollës për vdekjen e këngëtares fierake: Iku nj

22 Gusht 2020, 07:15 Nga DOSJA
“Na është prerë një krah i fortë dhe

FIER- Kolegët e shkollës “Pinellopi Piro” në Fier i kanë kushtuar një mesazh prekës mësueses së tyre, Rainita Pupi, e cila humbi jetën një ditë më parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata shprehen se shkollës i është prerë një krah i fortë dhe energjik.

Postimi i shkollës:

I pabesueshëm, por fatkeqësisht i vërtetë, lajmi i zi që morëm mbrëmë. Kolegia jonë, zëvendësdrejtore Rainita, humbi jetën në përballje me virusin kobzi, që po endet këtyre kohëve nëpër Botë. Me Rainitën, nga ky virus, shënuam të gjithë nga një humbje tonën. Të pazëvendësueshme! Shkollës sonë iu pre një krah i fortë dhe energjik, i tillë që vështirë të zëvendësohet. Qytetit i iku një artiste energjike, e përkushtuar dhe gjithë pozitivitet, në kulmin e krijimtarisë dhe veprimtarisë së saj. Familjes i iku gruaja, nëna dhe gjyshja model, që secilin prej këtyre roleve familjare, e merrte me natyrshmërinë më të madhe. Me të njëjtën natyrshmëri sipërmerrte edhe rolet shoqërore dhe detyrimet si qytetare e angazhuar. Humbja e Rainitës është e disafishtë. I pamundur është misioni, që dhembja të përkthehet në fjalë që ngushëllojnë familjarët dhe miqtë e saj më të afërt, e megjithatë, në emër të kolektivit të shkollës i përcjellim ngushëllimet më të ndjera familjes. Në mënyrën më të pazakontë, iku një njeri jo i zakontë. Një njeri shumë i veçantë, për ne që e njohëm. I paharruar kujtimi yt, Rainita, mike dhe kolege e dashur. “Pinellopi Pirro” do të të kujtojë e do të ta çmojë gjatë pasionin, energjinë dhe përkushtimin që solle ndër ne, kolegë, prindër e nxënës.

Rainita Pupi, ndërroi jetë një ditë më parë, pasi ishte e infektuar COVID-19. Pavarsisht përpjekjeve, 52-vjeçarja nuk ka mundur që t’i mbijetojë pandemisë.  Kohët e fundit familjarët e saj kërkuan ndihmë në media për mjekim më të specializuar për këngëtaren, e cila ishte pjesë e Ansamblit ”Myzeqeja”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rainita pupi rainita pupi me covid rainita pupi rainita pupi me covid

Sondazh

Poll