Aktualitet

Me shpejtësi skëterrë deri në 190 km/h, Policia ndëshkon 12 shoferët ‘rebelë’ në Tiranë, 6 të tjerë ndalohen për

22 Gusht 2020, 06:44 Nga DOSJA
Me shpejtësi skëterrë deri në 190 km/h, Policia

TIRANË- Policia Rrugore çdo fundjave forcon kontrollet në disa akse rrugore të kryeqytetit, për të ndëshkuar shkelësit e qarkullimit rrugor. Policia njofton se gjatë natës në aksin Sauk-TEG ka ndëshkuar 12 shoferë, të cilët ishin duke ecur me shpejtësi deri në 190 km/h. Po kështu, janë dërguar pranë zyrave të OASH-së 6 drejtues mjetesh për gara shpejtësise dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Njoftimi i Policsë: 

Në aksin rrugor Sauk-Teg. Si çdo fundjavë?‍♂️? Policia Rrugore e Tiranës, ushtron kontrolle me Radar në segmentet dhe akset e cilësuara njolla të zeza, përsa i përket ngjarjeve rrugore të ndodhura më parë.

Për orës 20.30 vijon kontrolli me radar për të parandaluar drejtuesit e mjeteve që e përdorin rrugën?️ për të✈️ fluturuar dhe jo për të qarkulluar brenda limiteve që lejon sinjalistika rrugore Gjatë kontrolleve janë evidentuar shpejtësi gati eksterm, që varionin ga 160 km/h deri në 190 km/h, ?!!!. ?????????? edhe pse rruga kishte fluks të plotë.

Të pa pranueshme arsyet e drejtuesve të automjeteve të kapur nga Radari, për arsyet e✈️?️ fluturimit në rrugë, por cilado të ishte arsyeja, të tilla shpejtësi vrasin? jetën në rrugë?️.

Për 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar. Njëkohësisht janë evidentuar dhe dërguar në OASH, 6 drejtues mjetesh për gara shpejtësise dhe manovra të rrezikshme në rrugë, te evidentuar në unazën e madhe nga patrullat në lëvizje të Policisë Rrugore. Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe Radari ??? dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq do arrini aksidentit?? Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndëshkohen 12 shoferë rebelë policia rrugore ndëshkohen 12 shoferë rebelë policia rrugore

Sondazh

Poll