Sport

“Tifozët e Tiranës janë kundër Edi Ramës”, Kosta Grillo zbulon për gazetën serbe se për kë do bëj tifo dhe të pat

21 Gusht 2020, 14:08 Nga DOSJA
“Tifozët e Tiranës janë kundër Edi Ramës”,

TIRANË-Derbi Ballkanik mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës ka ndezur një interes të veçantë, nisur edhe nga marrëdheniet që dy shtetet kanë me njëri-tjetrin. Në lidhje me këtë sfidë, ka folur për median serbe “Novosti” Kosta Grillo. Komentatori i njohur sportiv njihet si tifoz i Crvena Zvezda-s dhe disa herë shpreh simpatinë e tij për ekipet serbe.

“Unë mendoj se për Crvena-n do të flitet nga sot. Mediat sportive në Shqipëri nuk po merren me ekipin serb sepse për momentin po shijojnë suksesin me Dinamo Tbilisin. Vetëm trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo, komentoi për ndeshjen, ai tha se Zoti është me ta”, tha Grillo për Novosti “.

Grillo zbulon se lojtarët e Tiranës do të marrin shpërblim nëse arrijnë të eleminojnë Crvenan.

“Presidenti i klubit Refik Halili premtoi 100,000 dollarë për ekipin, nëse fitojnë me Dinamon. Kjo ishte para ndeshjes, dhe unë jam i sigurt se do të dyfishohet për një fitore të mundshme kundër Zvezda-s”, zbulon Grillo.

Grillo nuk e fsheh  se është një tifoz i madh i Crvena Zvezda-s dhe thekson se nuk do të jetë e lehtë për të se kë do të mbështesë në Tiranë.

“Unë e dua Dule Saviçin dhe kjo është arsyeja pse unë e mbështes Zvezda-s. Brezi im në Shqipëri donte të shikonte futboll, basketboll apo volejboll kur luanin ekipe nga ish-Jugosllavia.Tifozët e Tiranës janë ndër më agresivët dhe më të famshmit në Shqipëri, gjithashtu janë kundër partisë së Edi Ramës”. thotë Grillo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda kosta grillo tirana crvena zvezda kosta grillo tirana

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2020, 20:30

SPANJË-Lionel Messi frikëson Barcelonën. Futbollisti i Barcelonës  i cili po kalon ditët e pushimeve në Cerdagna, një zonë e pirenejve mes Spanjës e Francë...