Sport

Crvena Zvezda ka frikë, polici serbe dhe forca të shumta speciale do të zbarkojnë ditën e hënë në aeroportin “Nënë T

21 Gusht 2020, 12:40 Nga DOSJA
Crvena Zvezda ka frikë, polici serbe dhe forca të shumta speciale do

SERBI-Crvena Zvezda do të zbresë në tokën shqiptare ditën e hënë në mëngjes me një fluturim çarter. Delegacioni i kampionëve do të shoqërohet nga policia serbe dhe forca të shumta speciale, njësoj siç ishte rasti kur Kombëtarja serbe mbërriti në Elbasan në vitin 2015. Proçedura do të jetë e njëjtë si përpara çdo vizite europiane.

Fillmisht klubi serb do të dërgojë në Tiranë një nga pjesëtaret e  stafit për të kontrolluar nëse gjithçka do të jetë në rregull në drejtim të akomodimit dhe transportit. Lojtarët e Zvezdës do të stërviten në stadiumin Kombëtar në orën 19:00 të pasdites dhe më pas futbollistët së bashku me stafin do të vendosen “hermetikisht” në hotel dhe nuk do të lëvizin deri në pritje të ndeshjes.

Kthimi në Beograd do të bëhet në përfundim të takimit ku skudra nga stadiumi do të niset drejt aeroportit.

 E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda futboll serbi tirane crvena zvezda futboll serbi tirane

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2020, 20:30

SPANJË-Lionel Messi frikëson Barcelonën. Futbollisti i Barcelonës  i cili po kalon ditët e pushimeve në Cerdagna, një zonë e pirenejve mes Spanjës e Francë...