Sport

Mbrojtësi i Manchester United arrestohet nga policia, futbollisti u përfshi në një sherr

21 Gusht 2020, 10:24 Nga DOSJA
Mbrojtësi i Manchester United arrestohet nga policia, futbollisti u

GREQI-Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është përfshirë në telashe. Anglezi është arrestuar nga policia në ishullin grek të Mikonos aty ku lojtari po bën pushimet. Shkak për këtë, sipas raportimeve të fundit, është bërë një sherr që mbrojtësi 27-vjeçar kishte pasur me pushues të tjerë britanikë në këtë vend.Menjëherë pas këtij sherri ka ndërhyrë policia, që ka arrestuar anglezin dhe e kanë marrë atë në pyetje.

“Protothema” raporton se mbrojtësi ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit, ndërsa më vonë ka bashkëpunuar me policinë vendase. Manchester United ka dalë me deklaratë zyrtare, duke thënë se janë në dijeni të kësaj ngjarjeje dhe se lojtari po bashkëpunon me autoritetet për ta zgjidhur.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll greqi harry maguire manchester united futboll greqi harry maguire manchester united

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2020, 20:30

SPANJË-Lionel Messi frikëson Barcelonën. Futbollisti i Barcelonës  i cili po kalon ditët e pushimeve në Cerdagna, një zonë e pirenejve mes Spanjës e Francë...