Sport

Erion Veliaj, tifozi i Partizanit që tani “dashuron” ngjyrat bardheblu, Kryetari i Bashkisë “hap thesin” për Tiranën

20 Gusht 2020, 20:06 Nga DOSJA
Erion Veliaj, tifozi i Partizanit që tani “dashuron” ngjyrat

TIRANË-Tirana do të luajë për raundin e dytë kualifikues në Champions League kundër Crvena Zvezda. Një kundërshtar tepër i vështirë për t’u kaluar, por jo i pamundur. Sigurisht fitorja kundër Dinamo Tbilisit ka siguruar të ardhura nga UEFA, megjithatë bardheblutë mund të marrin sërisht premio jo vetëm nga institucioni i futbollit, por nga Bashkia që është aksionere e klubit.

Ka qenë kryetari Erion Veliaj, i cili gjatë inaugurimit të një palestre në Farkë, deklaroi se mund të ketë një tjetër shpërblim për skuadrën e Tiranës, pas atij 150 milion lekësh të vjetra për fitimin e titullit kampion.

“Shpërblyem me 150 milionë lekë ekipin e Tiranës, kalon së shpejti në Këshill Bashkiak. Po fituan edhe me Crvena Zvezdën do miratojmë edhe një bonus tjetër sepse do të ishte historike. Përtej rivaliteteve që kemi, Farka, Tirana, Dinamo, Partizani, nëse një ekip shqiptar ecën lart duhet mbështetur,”- u shpreh Veliaj.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda erion veliaj tirana crvena zvezda erion veliaj tirana

Sondazh

Poll

Sport 19 Gusht 2020, 20:29

GJEORGJI-Raundi i parë kualifikues është mbyllur me sukses nga skuadra e Tiranës, e cila në Gjerogji ka mposhtur me shifrat 0-2 Dinamon e Tbilisit. Golat erdhën...