Sport

Skënderbeu drejt falimentit, zbulohet lëvizja e re e presidentit Ardian Takaj

21 Gusht 2020, 08:11 Nga DOSJA
Skënderbeu drejt falimentit, zbulohet lëvizja e re e presidentit

KORÇË-Skënderbeu mund të ndryshojë emër. Saga e gjatë e gjyqeve për të zhvlerësuar dënimin 10 vjeçar të UEFA-s ka lënë pasoja të rënda në financat dhe imazhin e klubit korçar që synon të hapë një kapitull të ri. Presidenti Ardian Takaj dhe stafi i tij zhvilloi një takim në bashki dhe mori mbështetjen e plotë të titullarit të këtij institucioni Sotiraq Filo.

Presidenca aktuale ka propozuar që për të evituar bllokimin e pjesëmarrjes në Europe, të krijohet një skuadër e re me një emër të ngjashëm që ta fillojë rrugëtimin nga Kategoria e Tretë. Nëse Skënderbeu shpall falimentin dhe krijohet një klub i ri që do të përfaqësojë Korçën, atëherë skuadrës së re nuk do t’i njihen më zyrtarisht titujt kampionë (8) si dhe koeficienti i shkëlqyer që kanë në Europë. Falimenti do të zeronte borxhet e klubit por do të kishte pasoja të rënda.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ardian takaj skenderbeu ardian takaj skenderbeu

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2020, 20:30

SPANJË-Lionel Messi frikëson Barcelonën. Futbollisti i Barcelonës  i cili po kalon ditët e pushimeve në Cerdagna, një zonë e pirenejve mes Spanjës e Francë...