Sport

FOTO/ Crvena Zvezda rikthehet në Shqipëri pas 75 vitesh, portali “ALO” publikon fotot e lojtarëve serb në Tiranë

21 Gusht 2020, 10:52 Nga DOSJA

TIRANË-Tirana do të luajë ditën e martë në orën 20:00 ndaj Crvena Zvezdës për raundin e dytë kualifikues të Champions League. Portalet dhe mediat serbe vazhdojnë t’i bëjnë jehonë kësaj përballjeje, ndërkohë që një nga portalet më të rëndësishme si “Alo”, rikthehet pas në kohë, pikërisht 75 vjet prapa në kohë kur Crvena Zvezda luante ndaj Kombëtares shqiptare në vitin 1945.

Saktësisht në 22 prill me rastin e samitit të tretë antifashist që u zhvillua në Tiranë,por që u shtri edhe në aspektin e bashkëpunimit kulturor dhe sportiv. Në atë sfidë simbolike,Crvena do të triumfonte 5-2,madje mediat publikojnë edhe fotot e vizitës së lojtarëve në Tiranën e pasluftës.

Ndryshe nga ngjyrat e sotme bardhekuqe, futbollistët serb mbanin veshur fanellën e verdhë përballë 25 mijë spektatorëve në stadiumin e kryeqytetit tonë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport crvena zvezda tirane crvena zvezda tirane

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2020, 20:30

SPANJË-Lionel Messi frikëson Barcelonën. Futbollisti i Barcelonës  i cili po kalon ditët e pushimeve në Cerdagna, një zonë e pirenejve mes Spanjës e Francë...