Politike

Kriza në Bjellorusi, Rama: Kam komunikuar me aktorë të niveleve të larta të BE, por nuk i kam bërë publike. U përgjigjet

20 Gusht 2020, 13:46 Nga DOSJA
Kriza në Bjellorusi, Rama: Kam komunikuar me aktorë të niveleve

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me angazhimin e tij si kryetari i OSBE,  për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Në një postim në Twitter, Rama u ka kthyer përgjigje kritikëve, ku shkruan se nuk kanë pse të vrerores, pasi në Minsk nuk shkohet për të bërë selfie, ndërsa për të komunikuar me opozitën dhe qeverinë, duhet të marrë aprovimin nga të dy palët.

Më tej shefi i qeverisë, thekson, se BE dhe shtetet e saj e kanë mbështetur nismën e Shqipërisë dhe po punohet ngushtësisht, për të nisur misionin. Rama sqaron, se nuk i ka bërë publike komunikimet me aktorët e niveleve të larta të BE të ditëve të fundit , pasi është natyra e punës në këtë fazë që nuk ta lejon një gjë të tillë.

Postimi i plotë

Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.

Dhe si gjithnjë, ndërkohë që BE-ja si e tërë e disa shtete kryesore të saj e kanë mbështetur nismën e Shqipërisë dhe po punojnë ngushtësisht me ne, prej ditësh për ta marrë mundësuar misionin atje, shqipet në fjalë hedhin glasa mbi Shqipërinë nga lartësia e padijenisë së tyre!

Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.

Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që të ulë opozitën dhe qeverinë në Minsk në dialog, për t’i dhënë fund krizës politike. Propozimi i tij u mbështet edhe nga Këshilli Evropian, që i dha dritën jeshile iniciativës së Ramës. Shefi i qeverisë shqiptare do të shkojë në takim me ministren e Jashtme suedeze Ann Linde, e cila merr kryesimin e OSBE në janar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kriza ne bjellorusi edi rama kriza ne bjellorusi

Sondazh

Poll