Aktualitet

Do operohet në Itali, pronari i hotelit “Tropikal” poshtë të cilit vdiqën dy vëllezërit kosovarë lihet në detyrim pa

21 Gusht 2020, 12:56 Nga DOSJA
Do operohet në Itali, pronari i hotelit “Tropikal” poshtë

DURRËS– Avdulla Osmani, biznesmeni dhe pronari i hotel “Tropikal”, që u shemb nga tërmeti tragjik i 26-nëntorit të vitit të shkuar, poshtë të cilit vdiqën dy vëllezërit kosovarë Shemsedin Abazi dhe Isan Abazi, është lënë nën masën “detyrim paraqitjeje”.

Gjykata ka ndryshuar masën nga “arrest shtëpie”, në “detyrim paraqitjeje”, për Osmanin, i cili ishte arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje.

Avokatët e Osmanit depozituan një kërkesë në gjykatën e Durrësit me argumentin se biznesmeni duhej të kryente një ndërhyrje kirurgjikale në Itali. Për këtë arsye, Gjykata ka pranuar dhe e ka zbutur sërish masën.

Biznesmeni Avdullah Osmani u vu në pranga në dhjetor të vitit 2019. Poshtë hotelit të tij ndërruan jetë dy vëllezërit kosovarë, por edhe vetë Osmani bashkë me të shoqen mbetën të plagosur. Ata u shtruan në spital, dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, nga “arrest me burg”, Gjykata i la nën masën “arrest shtëpie”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avdullah ismani isan abazi shemsedin abazi avdullah ismani isan abazi shemsedin abazi

Sondazh

Poll