Sport

UEFA vendos! Superkupa e Europës do të luhet me tifozë

20 Gusht 2020, 19:48 Nga DOSJA
UEFA vendos! Superkupa e Europës do të luhet me tifozë

NYON– UEFA ka vendosur që Superkupa e Europës të luhet me praninë e tifozëve, ndërsa vendimi pritet të të ratifikohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit. Nuk bëhet fjalë për një hapje totale të dyerve të stadiumit, por vetëm për praninë e një numri të kufizuar tifozësh, pra vetëm një pjesë që pritet të jetë sa 1/3-a e kapacitetit total të stadiumit.

Kujtojmë që Superkupa Europiane do të zhvillohet më 24 shtator në stadiumin “Puscas Arena” të Budapestit, në Hungari. Ky stadium ka një kapacitet prej 67 mijë tifozësh dhe për Superkupën pritet të lejohet prezenca e rreth 20 mijë tifozëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll superkupa e europës uefa futboll superkupa e europës uefa

Sondazh

Poll

Sport 19 Gusht 2020, 20:29

GJEORGJI-Raundi i parë kualifikues është mbyllur me sukses nga skuadra e Tiranës, e cila në Gjerogji ka mposhtur me shifrat 0-2 Dinamon e Tbilisit. Golat erdhën...