Sport

E PAPRECEDENTË/ Rezultuan 8 futbollistë me koronavirus, Prishtina e gjen zgjidhjen, luan në Europë me lojtarë të huazuar

20 Gusht 2020, 13:48 Nga DOSJA
E PAPRECEDENTË/ Rezultuan 8 futbollistë me koronavirus, Prishtina e

GJIBRALTAR-Takimi i parë paraelminator të Europa League mes Lincoln Red dhe Prishtinës do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00 në Gjibraltar. Ditën e mërkurë ishte programuar të luhej ky duel por që nuk u zhvillua për shkak se 8 futbollistë prishtinas rezultuan pozitiv me koronavirus. Klubi kosovar ka marrë miratimin nga rivalët e tyre me shtyrjen edhe me një tjetër ditë të takimit me kryeqytetasit që do të kenë më shumë kohë për të për të përgatitur këtë ndeshje.

Klubi Prishtinas kishte 8 futbollistë të infektuar me Covid-19 dhe një nga kushtet për zhvillimin e ndeshjes ishte që Prishtina të grumbullonte futbollistë që nuk kanë qenë në grumbullime me 8 futbollistët e infektuar.Ose e thënë ndryshe, Prishtina të luante me ekipin U19, por klubi bardhekaltër e gjeti zgjidhjen, u kërkoi klubeve te Supërligës se Kosovës ti huazojnë futbollistët dhe te gjithë pranuan.

Kjo është lista me futbollistët e huazuar me të cilët Prishtina do të luaj ndaj Lincoln të Gjibraltarit. Një situatë e paprecedentë në futboll, por që sigurisht një gjest i tillë është për tu duartrokituar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league gjibraltar prishtina europa league gjibraltar prishtina

Sondazh

Poll

Sport 19 Gusht 2020, 20:29

GJEORGJI-Raundi i parë kualifikues është mbyllur me sukses nga skuadra e Tiranës, e cila në Gjerogji ka mposhtur me shifrat 0-2 Dinamon e Tbilisit. Golat erdhën...