Aktualitet

Banorët e Vorës në protestë, kundërshtojnë projektin e rrugës dytësore: Do përplasemi me kryetarin dhe firmën e ndërt

21 Gusht 2020, 09:05 Nga DOSJA
Banorët e Vorës në protestë, kundërshtojnë

VORËS –Banorët e Vorës janë ngritur në protestë ditën e sotme, për një rrugë dytësore, e cila do të ndërtohet paralel me autostradën. Ata kanë kundërshtuar projektin, duke thënë se është i pakonsultuar dhe askush nuk u ka kërkuar mendim.

Njëri prej protestuesve, u shpreh para mediave, se nuk ka vend për rrugë dytësore, dhe nëse përfundon si projekt, Vora do të shkatërrohet. Ai u ka bërë thirrje ambasadave, presidentit dhe opozitën, që t’i mbështesin.

Do të bëhet një rrugë dytësore për ta kalu kamionët. Rruga prishet mespërmes për një rrugë dytësore. Vora shuhet komplet, edhe lulishtet. Duan të na pishin edhe këtë gjelbërim, ne kundërshtojmë projektin. Këtu s’ka vend për rrugë dytësore kaq është Vora“, u shpreh protestuesi.

Më tej protestuesi u shpreh se në bashki nuk i pret njeri, ndërsa i bëri thirrje popullit të Vorës të çohen dhe të mos lejojnë ndërtimin e projektit.

Pa pyetur popullin, vijnë e rrethojnë në mes të natës, edhe bëjnë me kokën e vetë, asnjë zgjidhje. Në bashki nuk të pret asnjeri. I bëj thirrje populit të Vorës të vijnë, këtu do preken të gjithë gjonat. Ose të bëhet një dëgjesë publike. Nuk na ka pyet njeri“, vijoi protestuesi.

Gjithashtu ai parlajmëroi firmën e ndërtimit, që të mos vijë, pasi do të ndeshet me banorët, si dhe kryetarit aktual të bashkisë.

I themi firmës që të mos vijë sepse do ndeshet me banorët e Vorës. Do përplasemi me kryetarin që kanë pru tashi, do përplasemi me firmën që ka marrë përsipër këtë këtu. Të ikim dhe ne se rinia ka ik“, u shpreh ai.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e vores proteste per rrugen proteste ne vore banoret e vores proteste per rrugen proteste ne vore

Sondazh

Poll