Bejdo Malo ka një merak të madh: Turp për ne që shajmë kryenjeriun Samir Mane, Dulakun e Gecin, na ka fryrë shejtani… at
TIRANË– Gazetari Bejdo Malo ka vendosur që të bëjë një autokritikë, në lidhje me shkrimet që publikohen në portale të shumta për biznesmenët në Shqipëri. Drejtuar vetes dhe shumë gazetarëve të tjerë, Malo shkruan se është një turp për të e për të gjithë kolegët e tij, që shkruajnë kundër gjithë biznesmenëve të mëdhenj, që sipas Malos, mbajnë shtetin në këmbë.
Ndër to, gazetari Bejdo Malo përmend Zamir Manen, Agim Zeqon, Vladimir Kostën, Luan Lekën, Gentian Sulën, Dritan Celën, Artan Tulakën, Agron Dukën, Lefter Kokën, Gjergj Lucën, Flamur Hoxhën, Ylli Brakën, Mark Gjinin, Xhaf Lamin, Shefqet Kastratin, Fitnete Sulën, Llambi Angjelin, Behar Malen, Hajri Elezin, Faik Currin, Ramë Gecin, Muharrem Hocjën. Sipas Malos, këta biznesmenë e mbajnë shtetin në këmbë dhe mbajnë mijëra persona me bukë e nuk duhet shpifur për ta.
Malo shkruan gjithashtu se gazetarët që shkruajnë kundër tyre, u ka fryrë shejtani.
Shkrimi i plotë
Lexoj pothuajse çdo ditë nëper portale por edhe ne ndonjë gazetë shkrime kundër biznesmenëve që kanë punësuar dhe mbajnë me bukë me qindra mijëra familje shqiptare. Madje ne kry te listës janë ata bisnesmenë që punësojnë nga 100 deri ne 1000 puntorë. Lexova dije një shkrim të gjatë kundër bisnemenit më të suskeshëm dhe me bashkëkohor shqipëtar Zamir Mane. Portal pas portali me shënimin në fund marrë nga….x portal.
Një shkrim i gjatë me sulm aq të ndyrë i njëanshëm pa asnjë normë dhe kriter gazetarie, pa etikë pa kulturë. Dukej që në kry të heres që ishin ngritur në mëngjes dhe kujt do ti nxjimë jetën. Duke përfituar nga mungesa e një ligji për portalet zbrazin cdo lloj artilerie kundër bisnesmenve. Por po ta njofësh problemin nga afër po ta shikosh kush i shkruan kush i urdhëron bindedh menjherë se media në Shqipëri po kalon një super krizë. Nga një trainim në Sekratariatin e Kultures në SHBA, porosia çdo kryeredaktori në mëngjes ishte. Mos me biznesmenët, mos me ata që mbajnë njerëzit me bukë, që punësojnë mijëra. Matuni disa herë para se t’i sulmoni.
Mos u ndikoni nga qarqe mafioze për të sulmuar biznesin. Një biznesmen për të arritur atje ku është ka sakrifica të mëdha. Kjo porosi ishte e shtrirë edhe tek politika. Po ç’ndodh tek neve. Pa e njohur fare Zamirin, Agimin, Shkelqimin dhe te gjithë biznesmenët u bëjmë biografi të tmerrshme. S’lemë të pavërtetë pa jua thënë. Sajojmë. Gënjejmë. Shkruajmë çmendurira. E kryqëzojmë. Fjalori kundër tyre tërë marrëzira, pa fakte pa baza, pa marrë mendimin e tyre, pa i hulumtuar, pa i intervistuar, pa dokumenta, pa shkuar në istutucione, por thjesht me thashetheme. Po po ti takosh, po t’i intervistosh, po ti pyesesh atëherë të vjen turp nga ajo që ke shkruar.
Të vjen rëndë që i ke renë me qafë Zamir Manes. Ai eshte kryenjeriu i biznesit shqiptar me meritë. Gjergj Luca është bisbesmen serioz dhe i sukseshëm sepse për tridhjetë vjet ka punuar natë e ditë duke i qëndruar besnik ekonomisë së tregut. Po keta biznesmenë mbajnë shtetin në këmbë, mbajnë politilën në këmbë, median. Atëherë çfarë ndodh. Pse biem kaq poshtë. Pse e kemi kuptuar kaq keq median e lire, lirinë e medias. Pse qëllojmë pas fërngjive.
Pse nxijmë e katranosim gjithçka. Unë e them me bindje se s’ka biznesmen dhe njeri me serioz se Zamir Mane, se Agim Zeqo, se Vladimir Kosta, se Luan Leka, se Gentian Sula, se Dritan Cela, se Artan Tulaku, se Agron Duka ,se Lefter Koka, se Gjergj Luca, se Flamur Hoxha, se Ylli Braka, se Mark Gjini, se Xhaf Lami, se Shefqet Kastrati, se Fitnete Sula, se Llambi Angjeli, se Behar Male, se Hajri Elezi, se Faik Curri, se Ram Geci, Muharrem Hocja e dhjetëra e dhjetëra të tjerë që e kanë çuar ketë vend në ekonominë e vërtetë të trgut. Për këta njerëz mjafton të thuhet e vërteta e thjeshtë, dhe i kemi shërbyer Shqipërisë. Ndaj ka ardhur koha të jemi seriozë, të jemi të përgjegjshëm për atë që shkruajmë. Kur mirë s’ bën pse të fryn shejtani në vesh për të bërë pis profesonin e gazetarit.
(f.g;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Merr flakë makina në Bulqizë, drejtuesi hidhet nga xhami e shpëton mrekullisht, makina përfundon në 200 metra greminë dhe
BULQIZË– Një automjet i llojit “Mercedez Benz”, është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar tërësisht. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e R...
Po punonte në një pallat në ndërtim tek “Kodra e Diellit”, dëmtohet në kokë 26-vjeçari, niset në spital
TIRANË– Një 26-vjeçar me inicialet Nj.Sh., është dëmtuar në kokë, teksa po punonte në një pallat në ndërtim. I riu, punëtor ndërtimi, ishte punësuar...
E bija vidhte sendet me vlerë në shtëpi dhe ia çonte atij/ Zbulohet ‘kurthi’ që i ngriti babai i 14-vjeçares Luka Haxh
ELBASAN– Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje në lidhje me ngjarjen në qytetin e Elbasanit, ku Luka Haxhiu, 18-vjeç u vu në pranga, pasi përndiqt...
Ujqërit dhe çakenjtë bëjnë kërdinë në fshtrat e Fierit, banorët: Na rrezikohen fëmijët, detyrohemi të bëjmë roje n
FIER– Banorët e fshatrave Povelc e Darzezë në Fier shprehen se ujqërit dhe çakenjtë janë kthyer në një shqetësim serioz për bagëtitë e tyre dhe për jetën...
Parashikimi i Piperos: Deri në mesin e shtatorit situata do të jetë me këto ritme, Shqipëria e ka më të lartë vdekshmër
TIRANË– Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero tha se parashikon që situata e infektimeve në vend, të vazhdojë në këto nivele edhe gjatë gjysmës së parë të muaji...
Vdiq brenda dy orëve pa e marrë vesh se ç’kishte, flasin familjarët e 36-vjeçares: Nuk na kushtuan rëndësi
DURRËS– Familjarët e 36-vjeçares Margarita Keçi, e cila ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, janë shprehur se në qendrën Shëndetësore në Shij...
Vdes 36-vjeçarja në spitalin e Durrësit, nën hetim dy mjekët e qendrës shëndetësore Shijak që nuk i dhanë kurën e duh
DURRËS– Një 36-vjeçare e identifikuar si Margarita Keçi, banuese në Shijak, ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit si pasojë e neglizhencës ...
DËSHMIA/ Flasin shoqet e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt në Velipojë: Edhe ne ishim me motor, na u zhduk nga sytë…In
TIRANË– Shoqet e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt në Velipojë, kanë rrëfyer se gjithçka që ndodhi është aksidentale. Në rrëfimin e tyre për...
Punimet në rrjet ndërpresin energjinë elektrike, ja cilat zona në Tiranë do të mbeten nesër pa drita
TIRANË– OSHEE-ja do të zhvillojë disa punime në rrjetin elektrik në disa zona të kryeqytetit. Për pasojë, nesër më datë 21 gusht, në Tiranë, do të mb...