Aktualitet

Parashikimi i Piperos: Deri në mesin e shtatorit situata do të jetë me këto ritme, Shqipëria e ka më të lartë vdekshmër

20 Gusht 2020, 18:22 Nga DOSJA
Parashikimi i Piperos: Deri në mesin e shtatorit situata do të

TIRANË– Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero tha se parashikon që situata e infektimeve në vend, të vazhdojë në këto nivele edhe gjatë gjysmës së parë të muajit shtator.

“Është e vështirë të bëjmë parashikime. Unë besoj që deri nga fundi i gjysmës së parë të Shtatorit situata do të jetë pak a shumë e njëjtë dhe mandej të shikojmë. Them kështu sepse ekspozimi vijon të jetë i lartë qoftë për shkak të pushimeve dhe mosrespektimit të protokolleve” u shpreh Pipero në një intervistë në TV Klan.

I pyetur lidhur me nivelet e vdekshmërisë në Shqipëri, mjeku tha se ato janë të krahasueshme me vendet e tjera, por pranoi se Parashikimi i Piperos: Deri në mesin e sdhtatorit situata do të jetë me këto ritme, , krahasuar me vendet e tjera.

“Vdekshmëria në Shqipëri, në spitalet tona është e krahasueshme edhe me vendet e tjera.  Natyrisht nëse i referohemi vdekshmërisë në repartet e terapisë intensive tek ne është më e lartë, por kjo është një situatë që duhet analizuar në kohën e duhur. Sa i përket vdekshmërisë në spitale nuk më rezulton që të jetë me lartë se në vendet e tjera”, tha Pipero.

Lidhur me aplikimin e trajtimit më plazmë në Shqipëri, Pipero u shpreh optimist, megjithatë tha se mrekulli me trajtimet Covid sot nuk ka në asnjë vend të botës.

“Duhet të jemi të qartë që mrekulli me skemat e mjekimit me Covid-19 nuk ka sot në asnjë vend të botës, por përdorimi i plazmës ka dhënë rezultate mjaft optimiste dhe po merr përdorim të gjerë në të gjitha vendet. Ndihmon pacientët. Plazma jep një shans për të mbijetuar pacientët”, tha Pipero.

Marrë nga TvKlan

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll