Aktualitet

Merr flakë makina në Bulqizë, drejtuesi hidhet nga xhami e shpëton mrekullisht, makina përfundon në 200 metra greminë dhe

20 Gusht 2020, 19:55 Nga DOSJA
Merr flakë makina në Bulqizë, drejtuesi hidhet nga xhami e

BULQIZË– Një automjet i llojit “Mercedez Benz”, është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar tërësisht. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Re-Kodra e Danit në njësinë Administrative Fushë Bulqizë.

Mesditën e sotme, teksa po udhëtonte në këtë aks rrugor, mjeti ka filluar të marrë flakë. Sapo ka parë zjarrin, drejtuesi i makinës ka dalë jashtë saj duke u hedhur nga xhami i derës. Ai ka shpëtuar pa asnjë lloj dëmi.

Ndërkohe mjeti që ishte në lëvizje e sipër nga shpejtësia ka përfunduar rreth 200 metra në një greminë. Siç shihet edhe në foto, makina është shkrumbuar tërësisht. Madje ka djegur edhe vendin rreth saj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize digjet makina ne bulqize bulqize digjet makina ne bulqize

Sondazh

Poll