Aktualitet

Po punonte në një pallat në ndërtim tek “Kodra e Diellit”, dëmtohet në kokë 26-vjeçari, niset në spital

20 Gusht 2020, 19:40 Nga DOSJA
Po punonte në një pallat në ndërtim tek “Kodra e

TIRANË– Një 26-vjeçar me inicialet Nj.Sh., është dëmtuar në kokë, teksa po punonte në një pallat në ndërtim. I riu, punëtor ndërtimi, ishte punësuar për ndërtimin e një pallati tek “Kodra e diellit”.

Por, ditën e sotme, për shkaqe aksidentale, është dëmtuar në kokë. Ai është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.08.2020, rreth orës 20:16, tek “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim, duke punuar, është dëmtuar lehtë në kokë punëtori shtetasi Nj.Sh., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet demtohet punetori ne tirane kodra e diellit tirane demtohet punetori ne tirane kodra e diellit tirane

Sondazh

Poll