Vdes 36-vjeçarja në spitalin e Durrësit, nën hetim dy mjekët e qendrës shëndetësore Shijak që nuk i dhanë kurën e duh
20 Gusht 2020, 16:57Nga DOSJA
DURRËS– Një 36-vjeçare e identifikuar si Margarita Keçi, banuese në Shijak, ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit si pasojë e neglizhencës së mjekësve. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Durrësit bën me dije se po heton në gjendje të lirë, dy mjekët me detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak, pasi nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur 36-vjeçares.
Në njoftim theksohet gjithashtu, se 36-vjeçarja e ndjerë, është paraqitur disa herë pranë qendrës shëndetësore Shijak, ku është konsultuar me 49-vjeçarin me inicialet M.S., që me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak, të cilët tashmë janë proceduar penalisht.
Por, dy mjekët, akuzohen se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur gruas së sëmurë dhe më pas, më datë 19.08.2020, e kanë dërguar për në spitalin e Durrësit. Për pasojë, e reja ka ndërruar jetë një ditë më parë. Mjekët akuzohen për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.
Familjarët e 36-vjeçares Keçi, janë shprehur se në qendrën Shëndetësore në Shijak, kanë shkuar tre herë dhe askush nuk u ka kushtuar rëndësi. “Nuk i kushtoi njeri rëndësi këtu, dhe u detyrua të shkonte në spitalin e Durrësit. Atje vdiq brenda dy orëve,”- mësohet të kenë thënë ata.
Mjekësia ligjore pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes së 36-vjeçares.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– OSHEE-ja do të zhvillojë disa punime në rrjetin elektrik në disa zona të kryeqytetit. Për pasojë, nesër më datë 21 gusht, në Tiranë, do të mb...
DELVINË– Një zjarr masiv ka pushtuar zonën pyjore pranë Delvinës. Mësohet se vatra e zjarrit është aktive prej një ore. Fillimisht, era e fortë ka bë...
TIRANË– Pas një viti me telefonata të paidentifikuara , një studente nga Tirana është mbyllur në shtëpi nga paranoja se dikush e ndjek dhe di cdo gjë...
VLORË– Janë zbardhur detaje për katër rastet e reja me Covid-19, që u raportuan gjatë 24 orëve në Vlorë. Mësohet se mes katër të infektuarve, është edhe nj...
TIRANË- Policia vijuar me kontrollet për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë 48 orëve të fundit, janë pezulluar 137 leje drejtimi, për sh...
TIRANË– Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar, është vënë në prang...
GREQI– Një incident ka ndodhur me oficerët e policisë në rajonin e policisë në Omonia, Athinë, të cilët janë karantinuar për 14 ditë pas takuan një shqiptar të ...