Aktualitet

Ujqërit dhe çakenjtë bëjnë kërdinë në fshtrat e Fierit, banorët: Na rrezikohen fëmijët, detyrohemi të bëjmë roje n

20 Gusht 2020, 19:21 Nga DOSJA
Ujqërit dhe çakenjtë bëjnë kërdinë në

FIER– Banorët e fshatrave Povelc e Darzezë në Fier shprehen se ujqërit dhe çakenjtë janë kthyer në një shqetësim serioz për bagëtitë e tyre dhe për jetën e fëmijëve. Të shqetësuar, në një prononcim për Repor TV, banorët deklarojnë se kafshët e egra shfaqen nga pylli Bishtmbret, dhe prej tre vitesh bëjnë kërdinë në bagëti.

Ujku është pothuajse i përnatshëm këtu, po mos ta ndjejmë që në moment ai të bën hatanë. Para një muaji ma mori kafshën. Çakalli ka frikë nga ujku, kur nuk i ndjen çakejtë është ujku në zonë. Kur largohet ujku që këtu fillojnë çakejtë ulërijnë,”- shprehet një banor.

Ish-kryeplaku i fshatit shton më tej se tufat e ujqërve kanë ngrënë brenda një nate edhe 18 krerë bagëti.

Sot e 3 vjet ka rënë ujku këtu në fshat dhe kanë ngrëne 18 krerë bagëti brenda në vathë. Kanalet janë pa pastruar dhe ai rri në kanal freskët. Edhe pardje po bën 2-3 ditë i ka marrë një gjitonit tonë këtu 3 krerë qengja. Ne këtë zanat kemi vetëm që rrimë mblidhemi familjarisht e ruajmë mallin që të mos hyjë këtu brenda,”- u shpreh ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet darzeze fier povelc ujqerit dhe cakenjte ne fier darzeze fier povelc ujqerit dhe cakenjte ne fier

Sondazh

Poll