Aktualitet

DËSHMIA/ Flasin shoqet e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt në Velipojë: Edhe ne ishim me motor, na u zhduk nga sytë…In

20 Gusht 2020, 16:55 Nga DOSJA
DËSHMIA/ Flasin shoqet e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u

TIRANË– Shoqet e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt në Velipojë, kanë rrëfyer se gjithçka që ndodhi është aksidentale. Në rrëfimin e tyre për kamerat, dy vajzat janë shprehur se me Indrit Bajraktarin, 25-vjeçarin që është arrestuar për ngjarjen, kishin njohje.

Ato tregojnë se kishin qenë paralel duke bërë xhiro me motor uji, në momentin që kanë vënë re se Enisa nuk ishte më.

Na u zhduk nga sytë. Edhe në të dyja ishim me motor uji dhe në një moment pamë që Enisa nuk ishte. Indritin e njihnim. E pyetëm dhe na tha që erdhi e mori xhaxhai i saj në breg,”– shprehen vajzat.

Familja Doda ka hapur dyert e mortit. Vajza e tyre, sipas mjekësisë ligjore ka shenja dhunë në trup, por ekspertiza e mëtejshme do të tregojë shkakun e vërtetë të vdekjes. Në burg është Indrit Bajraktari, i cili po drejtonte motorin ku ndodhej Doda. Ai ka gënjyer për vajzën kur ka thënë se e ka marrë xhaxhai i saj, ndërsa para policisë është shprehur se i ka rrëshqitur nga motori.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enisa doda indrit bajraktari vajza e mbytur ne velipoje enisa doda indrit bajraktari vajza e mbytur ne velipoje

Sondazh

Poll