Aktualitet

Zjarr në periferi të Delvinës, flakët e afruan pranë banesave, tashmë po djegin masivin pyjor

20 Gusht 2020, 16:21 Nga DOSJA
Zjarr në periferi të Delvinës, flakët e afruan pranë

DELVINË– Një zjarr masiv ka pushtuar zonën pyjore pranë Delvinës. Mësohet se vatra e zjarrit është aktive prej një ore. Fillimisht, era e fortë ka bërë që flakët t’u afrohen banesave në një fshat në Delvinë, ndërsa tashmë po djeg masivin pyjor. 

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë që flakët pranë banesave të fiken. Ndërkohë po punohet për shuarjen e flakëve edhe në pyll.

Nga zjarri nuk ka dëme në banesa apo në njerëz, por vetëm në bimësinë e zonës. Mësohet se janë djegur një sasi e madhe me pemë.

 

 

Zjarri në Delvinë

A post shared by Saranda Web (@saranda.web) on

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet delvine zjarr ne delvine delvine zjarr ne delvine

Sondazh

Poll