Aktualitet

Dhunë ndaj familjes dhe kundërshtim të forcave të policiës, arrestohen tre persona në Tiranë

20 Gusht 2020, 14:50 Nga DOSJA
Dhunë ndaj familjes dhe kundërshtim të forcave të

TIRANË– Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar, është vënë në pranga personi me inicialet R.P., 53 vjeç, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundershtim me vendimin e Gjykates”, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Gjithashtu është arrestuar edhe personi me inicialet A.P., 22 vjeç, pasi në Shkozë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës. Në pranga ka rënë edhe R.K., 26 vjeç, sepse në banesë sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij

Njoftimi i policisë Tiranë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetastit R.P., 53 vjeç, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundershtim me vendimin e Gjykates”, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetastit A.P., 22 vjeç, pasi në Shkozë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë në flagrancë të shtetasit R.K., 26 vjeç, sepse në banesë sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne tirane policia e tiranes arrestohen tre persona ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll