Aktualitet

Shkodra humb një tjetër artist, Enrik Çefa ndërron jetë në spitalin Covid, 24 orë pas intubimit

20 Gusht 2020, 14:33 Nga DOSJA
Shkodra humb një tjetër artist, Enrik Çefa ndërron

SHKODËR– Enrik Çeka, artisti i mirënjohur në Shkodër ka humbur jetën në moshën 75-vjeçarja, Çefa, kishte 24 orë që ishte intubuar në një nga spitalet Covid, pasi ishte infektuar me koronvirus. Ndërkohë, mesditën e sotme artisti ka mbyllur sytë dhe është ndarë nga jeta.

Rasti i Enrik Çefës do të raportohet zyrtarisht në bilancin e Ministrisë së Shëndetësisë, dotën e nesërme. Çefa ishte mësues muzike, por njëkohësisht ishte i angazhuar në disa festivale në Shkodër për të rritur dhe fëmijë.

Më herët Shkodra ka humbur edhe tre artistë të tjerë, vetëm për këtë vit. Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Aktori i njohur i humorit, Anton Krosja u shua më 21 korrik, në moshën 54-vjeçare pasi, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Më herët është ndarë nga jeta edhe aktori i mirënjohur i humorit, Gëzim Kruja. Për shkak të situatës së pazakontë që është krijuar në vend si shkak i koronavirusit aktori shkodran Gëzim Kruja u përcoll në banesën e fundit pa homazhe.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 238. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe dy pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 158 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3743 të infektuar, ndërsa 3986 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enrik cefja shuhet enrik cefja enrik cefja shuhet enrik cefja

Sondazh

Poll