Aktualitet

Lirohet Rois Babasi, djalit të ish-deputetit të PD-së i mbaron afati i arrestit me burg që mori pas përleshjes në ish-Bllo

20 Gusht 2020, 14:48 Nga DOSJA
Lirohet Rois Babasi, djalit të ish-deputetit të PD-së i mbaron

TIRANË– Rois Babasi, 22 vjeç, djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike Ndriçim Babasi, ka lënë qelinë, 10 ditë pasi u la nën masën “arrest me burg”. Mësohet se Babasit, i ka mbaruar afatit i masës që Gjykata dha para dhjetë ditësh, dhe për pasojë është liruar.

Ditën që dha masën e arrestit, Gjykata shtoi se gjatë këtyre ditëve, do të punohej për të siguruar prova të tjera, në lidhje me përleshjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, por siç duket, kjo gjë nuk është bërë dhe 22-vjeçari është lënë i lirë.

Ndërkohë vijon të jetë në kërkim, djali tjetër i ish-deputetit, Even Babasi, i cili akuzohet se ka plagosur me armë zjarri, 39-vjeçarin Gazmir Bushaj dhe për ‘armëmbajtje pa leje’.

Çfarë ndodhi më 16 korrik në ish-Bllok?

Dosja.al zbardhi zanafillën e plotë të sherrit që përfshiu në sherr me thika e armë, mesnatën e 16 korrikut, djem biznesmenësh e ish-deputetësh në mesin e ish-Bllokut, pranë Vilës së ish-Diktatorit Enver Hoxha. Bëhet fjalë për Ervis Bajraktarin, Ritvan Toskajn, F.H., djali i biznesmenit I.H, bashkë me truprojën e tij, Gazmir Bushaj, dy djemtë e deputetit socialist T.D., J dhe M.D, dhe dy djemtë e ish-deputetit të PD-së, Ndriçim Babasi, Even dhe Rois Babasi.

I gjithë sherri nisi për një vajzë. Pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit ku ishin ulur dy grupet kriminale, tregojnë se si ndodhi e gjithë ngjarja. Në pamje shihet sesi rreth orës 00:30 truproja i F.H., Gazmir Bushaj shkon me thikë dhe qëllon Rois Babasin, dhe në momentin kur tenton që ta qëllojë për herë të dytë, ai plagoset në këmbë nga Even Babasi, i cili shkon të mbrojë të villain dhe e qëllon 39-vjeçarin me “Bereta”.

Rois Babasi mori një plagë thike në krah dhe u shtrua në një spital privat ku iu komunikua edhe masa e sigurisë nga Gjykata. 39-vjeçari, u vu nën hetim pasi ka qëlluar me sende të forta të riun Babasi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervis bajraktari even babasi plagoset gazmir bushaj rois babasi ervis bajraktari even babasi plagoset gazmir bushaj rois babasi

Sondazh

Poll