Aktualitet

Xhiro me motor uji me djalin që njohu në rrjete sociale, 17-vjeçarja del e vdekur nga deti e me shenja dhune, 25-vjeçari në

20 Gusht 2020, 08:36 Nga DOSJA

SHKODËR- Enisa Doda, 17 vjeçe, me origjinë nga Burreli dhe banuese në Bathore, u mbyt një ditë më parë në plazhin e Velipojës. Trupi i adoleshentes, u gjet nga disa peshkatarë që po lundornin me peshkarexhën e tyre, në zonën e plazhit të quajtur Vilu, rreth 700-800 metra larg bregut të detit.

Enisa Doda

Pas gjetjes së trupit dhe identifikimit të tij, Policia e Shkodrës, nisi hetimet për t’u dhënë përgjigje, pikëpyetjeve të shumta të ngritura rreth mbytjes së një adoleshenteje, që me pushime në Velipojë kishte shkuar me familjen e saj.

Pasi u morën në pyetje familjarë e dëshmitarë në Velipojë, rezultoi se një ditë më parë, 17-vjeçarja Enisa Doda, rreth orës 14:00 kishte dalë në det të bënte një xhiro me motor uji me një mikun e saj, të identifikuar si Indrit Bajraktari, por nuk kishte veshur jelek shpëtimi. Ky i fundit, që tashmë është vënë në pranga, ende nuk ka dhënë një version të qartë për ngjarjen.

Dy orë e gjysmë pasi është futur në ujë me adoleshenten e ndjerë, Bajraktari është pikasur nga pronarët e motorëve të ujit, teksa dilte me not në breg dhe është pyetur për vajzën. “E kam nxjerrë me kohë në breg, e mori xhaxhai i saj,”- ka thënë ai, ndërsa administratorët e motorëve të ujit, kanë shkuar të tërheqin mjetin lundrues.

Punonjësit e motorëve të ujit, janë thirrur në polici, për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen. Njëri prej tyre është shprehur para uniformave blu, se po vëzhgonin të rinjtë nga distance dhe se kur kanë parë Bajraktarin pa vajzën dhe pa motorin janë afruar në vendin e ngjarjes.

Duke qenë se Enisa nuk ishte dorëzuar në duart e xhaxhit të saj, 25-vjeçari është arrestuar. Përpara grupit hetimor, ai ka deklaruar se 17-vjeçarja i ka rrëshqitur nga motori dhe se më pas, nuk mban më mend asgjë.  “Rrëshqiti në ujë nga motori, nuk mbaj më mend asgjë se çfarë ka ndodhur,”- mësohet të ketë thënë ai përpara unifromave blu.

Mjekësia ligjore ka dalë në përfundimin se në trupin e vajzës janë gjetur të nxira dhe shenja të shumta dhune. Në qafën e saj është gjetur edhe çleësi i motorit të ujit. Sipas protokollit çelësi është i lidhur me varëse që përdoret në rast se mjeti i lundrimit fiket dhe qëndron në vend, por është ende e pakuptueshme se përse ndodhej në qafën e të miturës. Nuk dihet ende, nëse vdekja e adoleshentes ka ardhur nga mbytja në det apo nga dhuna e ushtruar ndaj saj, dhe kjo gjë ka ngritur dyshime të forta, mbi atë se çfarë mund të ketë ndodhur mes 25-vjeçarit dhe të miturës, gjatë dy orëve e gjysmë që ishin në ujë.

Policia ka bllokuar lundrimin e motorëve të ujit në Velipojë, pas ngjarjes së rëndë, ndërkohë që në familjen Doda janë hapur dyert e mortit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, babai i 17-vjeçares, Lezhan Doda ka dhprehur dhimbjen për humbjen e të bijës. “U prehsh ne paqe zemra e babit zoti te mori shpejt fizikisht por jo shpirterisht. Qofsh e xhenetit,”– shkruan babai i saj, ndërkohë që në lidhje me Bajraktarin, ai u shpreh se 25-vjeçari nuk kishte asgjë me të bijën, por e kanë njeri të familjes.

Më pas, i lënduar nga dhimbja e madhe, Lezan Doda nuk ka pranuar të flasë për emdiat. Nëna e adoleshentes ka treguar vetëm se kur e bija është nisur për të dalë në det, kishte veshur një këmishë dhe një palë xhinse.

Jashtë kamerave, të afërmit e viktimës, janë nxituar të hedhin poshtë versionin se mes Enisës dhe Indritit, mund të ketë pasur ndonjë njohje apo lidhje sentimentale. Ata kanë deklaruar se 25-vjeçari ishte thjshte drejtuesi i motorit dhe e vajza kishte hipur bashkë me dy shoqe të sajat në motorin e ujit.

Indrit Bajraktari nuk kishte asnjë lidhje me vajzën tonë. S’është se ishin njohur siç është thënë në lajme, as nuk kanë dalë si të dashur. Enisa ka qenë në motor bashkë me dy vajza të tjera, ndërsa Indriti ka qenë thjesht drejtuesi i motorit. Shoqet e saj janë shqetësuar kur kanë parë që Enisa mungonte, dhe më pas kanë filluar të kërkojnë për të,”– mësohet se janë shprehur ata.

Policia ndërkohë po vijon hetimet, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë. 25-vjeçari Indrit Bajraktari do të mbahet në burg deri ën përfundim të hetimeve dhe aktualisht akuzohet për 25veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

(g.sh;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enisa doda indrit bajraktari vajza e mbytur ne velipoje enisa doda indrit bajraktari vajza e mbytur ne velipoje

Sondazh

Poll