Aktualitet

VERSIONI JASHTË KAMERAVE/ Familjarët e Enisa Dodës: Indrit Bajraktari s’është i dashuri i vajzës tonë, ajo hipi me dy s

20 Gusht 2020, 13:24 Nga DOSJA
VERSIONI JASHTË KAMERAVE/ Familjarët e Enisa Dodës: Indrit

TIRANË– Familjarët e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt një ditë më parë në plazhin e Velipojës kanë hedhur poshtë versionin se vajza e tyre kishte dalë të bënte një shëtitje me motor uji, me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, që tashmë është në pranga.

Ata shprehen për mediat, jashtë kamerave, se Bajraktari ishte thjesht drejtuesi i motorit, ndërsa Enisa kishte qenë në motor edhe me dy vajza të tjera. Sipas familjarëve, vajzat e tjera, kanë filluar të kërkojnë për 17-vjeçaren, vetëm kur kanë parë që Enisa Doda mungonte në motor.

“Indrit Bajraktari nuk kishte asnjë lidhje me vajzën tonë. S’është se ishin njohur siç është thënë në lajme, as nuk kanë dalë si të dashur. Enisa ka qenë në motor bashkë me dy vajza të tjera, ndërsa Indriti ka qenë thjesht drejtuesi i motorit. Shoqet e saj janë shqetësuar kur kanë parë që Enisa mungonte, dhe më pas kanë filluar të kërkojnë për të,”– mësohet se janë shprehur ata.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, janë pezulluar të gjitha lundrimet në det në Velipojë. Trupi I 17-vjeçares u gjet një ditë më parë i pajetë në det, pasi Enisa kishte dalë të bënte një xhiro me motor uji. Në pranga ka rënë Indrit Bajraktari, 25 vjeç, që fillimisht u raportua se kishte njohje me viktimën.

Ai ka gënjyer një ditë më parë proanrët e motoreëve të ujit dhe u ka thënë se Enisën e ka nxjerrë në breg, ndërkohë përpara policisë është shprehur se nuk mban mend se çfarë ka ndodhur, vetëm ljton se Enisa ka rënë në ujë. Prezencën e dy vajzave të tjera s’e ka përmendur. Ndërkohë, familja Doda, me origjinë nga Burreli, por që jeton në Bathore, ka hapur dyert e mortit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enisa doda indrit bajraktari enisa doda indrit bajraktari

Sondazh

Poll