Aktualitet

FOTO LAJM/ Jo vetëm në Velipojë, shikoni si të miturit lundrojnë me motor uji në Borsh, të gjithë pushuesit dolën nga d

20 Gusht 2020, 13:37 Nga DOSJA
FOTO LAJM/ Jo vetëm në Velipojë, shikoni si të miturit

VLORË– Fotoja që po shikoni është shkrepur në plazhin e Borshit, ku disa të rinj kanë zgjedhur të argëtohen në ujë, duke bërë xhiro me motor uji. Dëshmitarë okularë, pas ngjarjes së ndodhur në Velipojë, ku 17-vjeçarja Enisa Doda u mbyt pasi rrëshqiti nga motori i ujit, dërguan këtë foot në redaksinë e Dosja.al.

Ndërkohë që në Velipojë, pas ngjarjes së rëndë, është ndërprerë lundrimi i të gjitha mjeteve në ujë, në Borsh, adrenalina që u jep të rinjve motori i ujit, nuk e lejon këtë gjë.

Sipas dëshmitarëve, personat e fotografuar dhe të hipur mbi motor, ishin adoleshentë dhe jo më shumë se 16 vjeç.

Meqë po flitet për Velipojën, kjo foto sapo u shkrep në Borsh, nuk janë më shumë se 16 vjeç. Bënin xhiro me motor pa asnjë kontroll. Dhe sa u afruan ata në breg, të gjithë pushiesit dolën nga uji,”- shkruhet në denoncim.

Mos ndoshta duhet që në çdo plazh të ndodhë një fatkeqësi si ajo e Velipojës, që të merren masa dhe që lundrimet me këto mjete të bëhen në bazë të protokolleve të sigurisë?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet borsh enisa doda vajza e mbytur ne velipoje borsh enisa doda vajza e mbytur ne velipoje

Sondazh

Poll