Aktualitet

Festa në kohë COVID-i, gjobiten me 1 milion lekë dy pronarë restorantesh në Fier

20 Gusht 2020, 14:07 Nga DOSJA
Festa në kohë COVID-i, gjobiten me 1 milion lekë dy pronarë

FIER- Policia e Fierit ka gjobitur dy persona për shkelje të aktit normativ për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Shtetasit D.V. dhe L.M., janë ndëshkuar me 1 milion lekë, pasi vijonin organizimin e ceremonive festive në restorantet e tyre.

Blutë e Fierit kanë përsëritur apelin për të gjithë administratorët e subjekteve, për të respektuar me rigorozitet masat e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njoftimi i policisë:

Fier

Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilat ishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve D. V. dhe L. M masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Policia e Fierit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten pronaret e restoranteve ne fier gjobiten pronaret e restoranteve ne fier

Sondazh

Poll