COVID-19/ Ambasada e SHBA i ofron sërish ndihmë Shqipërisë: Sigurojmë transport për 12 ekipe gjurmuese
20 Gusht 2020, 08:41Nga DOSJA
TIRANË- Ambasada Amerikane ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po sigurojnë transport për 12 ekipe gjurmuese në Shqipëri, të cilët do të mbështesin strategjinë e Ministria e Shëndetësisë për të përshkallëzuar testimet për COVID-19, gjurmimin e kontakteve dhe mbikëqyrjen e sëmundjes. Ambasada thekson më tej se kjo mbështetje që vjen nga USAID do t’u japë mundësinë ekipeve gjurmuese që të kryejnë këtë punë të rëndësishme në komunitete të largëta.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, po siguron transport për 12 ekipe gjurmuese, të cilët do të mbështesin strategjinë e Ministria e Shëndetësisë për të përshkallëzuar testimet për COVID-19, gjurmimin e kontakteve dhe mbikëqyrjen e sëmundjes. Strategjia u shpalos këtë javë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe mbështetja e USAID do t’u japë mundësinë ekipeve gjurmuese që të kryejnë këtë punë të rëndësishme në komunitete të largëta. #KrahPerKrah”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANW-Ministria e Shëndetësisë ka vijuar me thirrjet për qytetarët, për zbatimin e rregullave për parandalimin e COVID-19. Këtë herë ministria u është drejtuar...
Policia e Dibrës ka evidentuar dy raste të kultivimit të lëndëve narkotike në Dibër. Në pranga ka rënë 1 person, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.Më ko...
PUKË- Mrik Ndoja, 70-vjeçarja nga fshati Kishagji i Pukës ka treguar momentet e tmerrit, kur dy grabitësit u futën në banesën e saj. Ajo tregon se d...
PATOS- Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 17 gushtit në Patos, ku u plagos me armë 31-vjeçari Klajdi Sulo. Policia bën me dije se ka arrestuar...
GJIROKASTËR-Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 54-vjeçarin me iniciale Sh.B. Ky i fundit ka rënë në prangat e Policisë, pasi në banesën e tij janë ...
PUKË- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është grabitur një e moshuar në fshatin Kishagji të Pukës. Mësohet se 2 persona të maskuar janë futur nga d...
SHQIPËRI-Tranzicioni demografik, me lëvizje të brendshme të popullsisë dhe emigracion të lartë ka bërë që disa qytete shqiptare të renditen ndër të parat n...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë lajmin se Dejan Stakonvic, ish-kapiteni i Interit do të jetë javën tjetër në Tiranë. Ai iu bën thirrje tifozëve që të...