Aktualitet

Kishte fshehur në bodrum 15.5 kg drogë dhe arsenal armësh/ Arrestohet 54-vjeçari në Lazarat, momentet kur policia i futet n

20 Gusht 2020, 06:56 Nga DOSJA
Kishte fshehur në bodrum 15.5 kg drogë dhe arsenal armësh/

GJIROKASTËR-Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 54-vjeçarin me iniciale Sh.B. Ky i fundit ka rënë në prangat e Policisë, pasi në banesën e tij janë gjetur 15.5 kg drogë, një pushkë dhe 900 fishekë. Mësohet se 54-vjeçari drogën dhe pushkën i kishte fshehur në bodrumin e shtëpisë. Sakaq, ai kishte mbjellë edhe disa bimë narkotike në oborrin e shtëpisë.


Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër. Sekuestrohen armë, municione dhe lëndë narkotike. Vihet në pranga autori.

Strukturat e DVP Gjirokastër në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në lagjen “Përroi Selime”, Lazarat, një shtetas dispononte armë zjarri, lëndë narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sopoti”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit SH. B., në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 54-vjeçari në lazarat drogë në bodrumin në lazarat arrestohet 54-vjeçari në lazarat drogë në bodrumin në lazarat

Sondazh

Poll