Aktualitet

Zbardhet plagosja e 31-vjeçarit në Patos/ 5 të rinj tentuan ta rrëmbenin me forcë, më pas e qëlluan me armë, arrestohet

20 Gusht 2020, 07:23 Nga DOSJA
Zbardhet plagosja e 31-vjeçarit në Patos/ 5 të rinj tentuan ta

PATOS- Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 17 gushtit në Patos, ku u plagos me armë 31-vjeçari Klajdi Sulo. Policia bën me dije se ka arrestuar një nga autorët, 24-vjeçarin me inciale Xh. S, si dhe ka shpallur në kërkim 4 të tjerë: E. S., 28 vjeç; V. S., 23 vjeç; A. S., 24 vjeç dhe K. S., 32 vjeç. Të 5 personat akuzohen se tentuan të rrëmbenin me forcë të riun afër stadiumit të qytetit dhe më pas e qëlluan me armë zjarri. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje.

31-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, Policia ka sekuestruar  5 gëzhoja pistolete, si edhe 4 automjete të autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç. Arrestohet një prej autorëve, shpallen në kërkim katër të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe i punës hetimore intensive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e një prej autorëve dhe shpalljen në kërkim të katër autorëve të tjerë. Konkretisht u arrestua shtetasi:

Xh. S., 24 vjeç, banues në Patos. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

E. S., 28 vjeç; V. S., 23 vjeç; A. S., 24 vjeç dhe K. S., 32 vjeç, të katërt banues në Patos.

Këta shtetas, në datën 17.08.2020, rreth orës 19:00, në afërsi të Stadiumit në Patos, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve. Për këtë ngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja pistolete, si edhe 4 automjete të autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” , “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit e mbetur në tentativë” të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 17 gushtit në Patos. I riu u gjet i plagosur pranë stadiumit të qytetit. Ai u dërgua me urgjencë në spital.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset klajdi sulo plagosje ne patos plagoset klajdi sulo plagosje ne patos

Sondazh

Poll