Aktualitet

Ndërron jetë nga COVID-19 ish-drejtori i AKU-së në Vlorë, Syrja Binaj

20 Gusht 2020, 07:20 Nga DOSJA
Ndërron jetë nga COVID-19 ish-drejtori i AKU-së në

TIRANË- Ndërron jetë nga COVID-19 ish-drejtori i AKU-së në Vlorë, Syrja Binaj. Mësohet se 55-vjeçari ishte shtruar në  spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku fatkeqësisht nuk ka mundur që të dalë triumfues në këtë betejë. Nuk dihet nëse ai vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, në vend rritet çdo ditë numri i viktimave nga COVID-19. Dy ditë më parë humbi jetën Alfred Koçi, Specialisti i Drejtorisë Arsimore. Ky i fundit qëndroi 22 ditë në spital, por pësoi trompozë në mushkëri.

Më herët ka ndërruar jetë edhe vëllai i Ylli Ndroqit, Lulzim Pasmaçiu. Po kështu, nuk ka fituar betejën me COVID-19 edhe  ish-kryetari i Bashkisë së Lushjes, Albert Sanxhaku. Deri më tani, në total COVID-19 ka shkaktuar 234 viktima dhe aktualisht janë 3560 raste aktive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet syrja binaj viktimat e covid në vend syrja binaj viktimat e covid në vend

Sondazh

Poll