Aktualitet

U kap duke transportuar 4 emigrantë të jashtëligjshëm, arrestohet 26-vjeçari në Korçë, një tjetër në kërkim

20 Gusht 2020, 06:26 Nga DOSJA
U kap duke transportuar 4 emigrantë të jashtëligjshëm,

KORÇË-Policia ka arrestuar 26-vjeçarin me inciale Xh.Zh, pasi është kapur duke transportuar 4 emigrantë të jashtëligjshëm në aksin rrugor Korçë-Devoll. Sipas policisë i riu po i transportonte emigrantët me makinën e tij kundrejt shpërblimit prej 200 euro. Ndërkohë është shpallur në kërkim personi me iniciale Gj.Sh. Klandestinët kishin si synim vendet e BE-së.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Korçës vijon operacionin “Perimetri”, duke goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Gjatë orëve të fundit, policia ka arrestuar një person dhe shpallur në kërkim një tjetër, pasi janë kapur duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.

Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Zh., 26 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, si edhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. Sh., banues në Fushë-Arrëz.

Shtetasit e mësipërm janë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, të cilin e drejtonte shtetasi Xh. Sh., katër emigrantë të paligjshëm,​ të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 26-vjeçari në korçë arrestohet 26-vjeçari në korçë

Sondazh

Poll