Aktualitet

“Më rrahën dhe më hodhën përtokë”/ E moshuara në Pukë tregon momentet e tmerrit: Autorët më kërkuan paratë, nuk

20 Gusht 2020, 07:51 Nga DOSJA
“Më rrahën dhe më hodhën përtokë”/ E

PUKË- Mrik Ndoja, 70-vjeçarja nga fshati Kishagji i Pukës ka treguar momentet e tmerrit, kur dy grabitësit u futën në banesën e saj. Ajo tregon se dy autorët e kanë dhunuar dhe ka dëmtime në njërin krah. Sipas saj, ata i kanë kërkuar edhe paratë. Ajo tregon më tej se nuk i njeh ata dhe se me asnjë person nuk ka patur konflikte.

“Më hodhën përtokë. Më thanë ku ke paratë. Po për Zotin më rrahën. Në krah kam dëmtime. Më morën me shkelma. Nuk e di sa ishte ora. Zoti më ka zgjidhur. Nuk e di, me dhimbje jam zgjidhur.  Nuk i njoh autorët. Çfarë të them? Thirrja ime është që të gjejnë autorët. S’kam bërë keq, s’kam dhunuar kënd. S’kam burrë e fëmijë. Kam frikë të jetoj këtu.”, tha ajo për News 24. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Dy persona të maskuar u futën në banesën e të moshuarës dhe e dhunuan atë. Më pas, autorët i morrën një shumë parash dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet e moshuara në pukë mrik ndoja grabitet e moshuara në pukë mrik ndoja

Sondazh

Poll